Ekonomia Online
FUNDIT

Nesër varrosen kosovarët nga Livoçi që humbën jetën pas tërmetit në Shqipëri

Nesër varrosen kosovarët nga Livoçi që humbën jetën pas tërmetit në Shqipëri

Dy viktimat kosovarë që pësuan nga tërmeti që goditi dje Shqipërinë do t’ju jepet lamtumira e fundit ditën e nesërme. Isa dhe Shemsi Abazi do të varrosen nesër në orën 12:30 në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit. Lajmin për varrimin e dy vëllezërve e kanë bërë të ditur familjarë të tyre në […]

Dy viktimat kosovarë që pësuan nga tërmeti që goditi dje Shqipërinë do t’ju jepet lamtumira e fundit ditën e nesërme.

Isa dhe Shemsi Abazi do të varrosen nesër në orën 12:30 në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit.

Lajmin për varrimin e dy vëllezërve e kanë bërë të ditur familjarë të tyre në rrjete sociale.

Dy të ndjerët po qëndronin në hotelin Tropikal në Durrës, i cili u rrënua tërësisht pas goditjes nga tërmeti i djeshëm.

Deri më tani janë të konfirmuar 28 persona të vdekur, mbi 600 të lënduar dhe mijëra të pastrehë.

Të ngjashme