Nis ndërtimi i Sheshit të Suharekës, Muharremaj tregon si do të zhvendoset qarkullimi

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbajtur një takim me forcat e sigurisë për të planifikuar zhvendosjen e qarkullimit me rastin e nisjes së ndërtimit të Sheshit të Qytetit.

Në këtë takim u prezantua projekti dhe se si do të zhvendosen rrugët kryesore për ta lehtësuar qarkullimin e veturave.

Bali Muharremaj në këtë takim tregoi se për fazën e parë të këtij projekti do të shpenzohen 1,7 milionë euro. “Po ashtu janë duke u punuar në dy unaza dhe i siguroj qytetarët se nuk do të bllokohet qyteti deri sa të gjejmë rrugë alternative”.

Është prezantuar edhe  vendi se ku do të bëhet sheshi dhe si do të zhvendosen rrugët në të cilat ka komunikacion më të dendur.

Sheshi i Qytetit po fillonë…

Sheshi i Qytetit po fillon…

Gepostet von Bali Muharremaj am Montag, 4. November 2019

Të ngjashme