Ekonomia Online
FUNDIT

Një grua nga Vushtrria vdes pas lindjes në QKUK, Prokuroria nis hetimin

Një grua nga Vushtrria vdes pas lindjes në QKUK, Prokuroria nis hetimin

Një grua nga Vushtrria ka vdekur në QKUK pasi kishte lindur fëmijën e tretë. Fillimisht, gjithçka kishte shkuar mirë por gjendja e saj ishte përkeqësuar një ditë pas lindjes. Një grua nga Vushtrria ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi lindi fëmijën e tretë. Fillimisht gjithçka shkoi mirë, por gjendja e pacientes u […]

Një grua nga Vushtrria ka vdekur në QKUK pasi kishte lindur fëmijën e tretë. Fillimisht, gjithçka kishte shkuar mirë por gjendja e saj ishte përkeqësuar një ditë pas lindjes.

Një grua nga Vushtrria ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi lindi fëmijën e tretë. Fillimisht gjithçka shkoi mirë, por gjendja e pacientes u përkeqësua vetëm një ditë pas lindjes.

Burri i Zyrafete Ademit, nga fshati Begaj, po fajëson mjekun që e operoi, por ky i fundit, thotë se vdekja e 37 vjeçares ka ndodhur për shkak të problemeve me zemër, e jo operacionit. “Ajo është dashtë me u operu, janë bërë analizat, me lejen e anesteziologut kemi hy në operacion.

Nuk ka vdekë si pasojë e operacionit ka qenë krejt në rregull, ka vdekë si pasojë e sëmundjeve kardiopulmonale. I është dhënë anestezioni spinal, para se me fillu e kemi pyet a po i ndien dhimbjet, ka tregu që po i ndien edhe e ka pi krejt, do të thotë nuk e ka kapë anestezioni spinal dhe e kanë shti në të përgjithshëm, se s’shkon me ja dhanë anestezionin pas lindjes”, ka thënë Zahiti.

Ndërsa për këtë rast, Prokuroria ka nisur hetimet dhe po pret për raportin e obduksionit, transmeton gazetametro.net.

Ndërkaq prokurori Njazi Rexha i cili është duke e hetuar këtë rast, ka thënë se nuk mund të thotë asgjë deri në marrjen e analizave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Prokurori Njazi Rexha, që po e heton këtë rast, ka thënë se nuk mund të thotë asgjë deri në marrjen e analizave nga IML. “Deri në marrjen e autopsisë nuk mund të themi asgjë për këtë rast”, ka thënë Rexha. Sidoqoftë, burri i së ndjerës, Hysniu, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.

“Në ora nëntë ka fillu operacioni, pas gjysmë ore e ka lindë beben. Gruan e kanë lanë në intensivë deri kah ora 12:00. Kur e kam taku pas lindjes, ka qenë pak e lodhun por nuk ka qenë keq, ka folë me mu, më ka tregu krejt qysh ka shku operimi. Një anestezion ia kanë dhanë, por gjatë operimit gruaja i ka dëgju mjekët krejt kur e kanë operu, kur ja kanë nxjerrë beben, kështu më ka thanë, iu ka tregu edhe mjekëve që i ka ndje krejt dhimbjet, e pas lindjes mjeku ia ka dhanë edhe një anestezion tjetër”, shpjegon Hysniu.

Të ngjashme