Një nënë rrihet nga djali i saj në Mitrovicë

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Dje në rrugën “Nemanjina” në Mitrovicë, një djalë ka rrahur nënën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti duke shkelur urdhrin mbrojtës lëshuar nga Gjykata, ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër K/Serbe”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Pas procedurave policore ndaj të dyshuarit prokurori me vendim ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë, por për shkak të gjendjes shëndetësore në konsultim me mjekun është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe gjendet nën përkujdesje të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme