Një i vdekur, dy të lënduar në aksident në rrugën Prishtinë- Ferizaj

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 15:22 | Nga

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, afër një pike karburanti.

Një person ka vdekur, dy të tjerë janë lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë- Ferizaj.

Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe tri vetura.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar majori i komunikacionit rrugor në Prishtinë, Milaim Fejzullahu.

“Po para 20 minutave më saktësisht rreth orës 14:40 një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Ferizaj. Të përfshirë në aksident janë një autobus dhe tri vetura. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Fejzullahu.

Sipas majorit Fejzullahu këto janë raportet e para që nga dalja e policisë në vendin e ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme