Njoftim i Komunës së Rahovecit për banorët e disa fshatrave

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Njoftim për banorët e fshatrave Çifllak, Polluzhë, Dobidol, Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor për organizimin e dëgjimeve publike për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020

Të nderuar banor të fshatrave Çifllak, Polluzhë, Dobidol, Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor, ju njoftojmë se me 08.07.2019, do të organizohen dëgjimet publike me qytetarë për përgatitjen e  buxhetit të Komunës së Rahovecit për  vitit 2020.

Dëgjimet buxhetore për buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2020, organizohen nga anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa (KPF) dhe udhëhiqen nga kryesuesi i këtij komiteti, Afrim Dina njëherit edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Dëgjimi publik me banor të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol mbahet me 08.07.2019, në  Shkollën Fillore “Rilindja”, në fshatin Çifllak me fillim në ora 19:00.

Dëgjimi publik me banor të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor mbahet me 08.07.2019, në Shkollën Fillore ”Mustafë Ibishi”, në fshatin Kramovik me fillim në ora 20:20.

Në këtë vegëz: KALENDARI I DEGJIMEVE PUBLIKE ME QYTETARET E KOMUNES SE RAHOVECIT PER BUXHETIN E VITIT 2020 , mund të gjeni kalendarin për të gjitha dëgjimet publike që  do të mbahen me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2020.

Të ngjashme