Obiliqi shpalos projektet që ka realizuar për të rinjtë

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kryetari i komunës së Obliqiti, Xhafer Gashi, ka shpalosur projektet për të rinjtë e kësaj komune.

Thotë se shkaku i pandemisë me COVID-19, ka bërë që disa aktivitetet të mos arrijnë të realizohen nga kjo komunë.

Projektet e komunës së Obiliqit për të rinjtë, publikuar nga kryetari Gashi:

-Palestra Sportive “Adem Jashari“ bashkë me shtigjet e atletikës (vendtakim për sportdashësit, për të rinjtë e grupmoshave të ndryshme)

-Shtëpia e Kulturës “Xhavit Haziri“, për të rinjtë e të rejat e ansamblit të qytetit,

-Biblioteka e Qytetit, një projekt mëse i mirëpritur për studentët,

-Studentët e Obiliqit, fal qeverisjes së Kryetarit Xhafer Gashi, janë studentët me të privilegjuar në nivel vendi, për faktin se ndahen më shumë se 100 bursa për nivelin bachelor (nota mesatare nga 6.00-10.00),

-Studentët e nxënësit të fshatrave posedojnë kartelën e kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit, duke ndikuar kështu pozitivisht në buxhetin e familjeve.

-“Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë“- salla sportive për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore në Obiliq,

-Parqe e sheshe.

“Me pak fjalë, Obiliqi po kthehet në një qytet me prespektivë dhe zhvillim.. Obiliqi po ndryshon! E gjitha kjo fal punës, angazhimit dhe vullnetit të Kryetarit Xhafer Gashi, që pandalshëm po jetëson projekte të cilat mbase kanë qenë ëndërr për një kohë të gjatë… por nën udhëheqjen e tij, ka dëshmuar se asgjë nuk është e pamundur, vetëm duhet të ketë një LIDER që bën të mundura! I tillë është Kryetari ynë!”, thuhet në publikimin e komunës.

Të ngjashme