“One Stop Shope”, në Prizren, në fazën finale

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Në takimin e sotëm, Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, së bashku me kryetarin e komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, dhe njëherë konfirmuan se punët për finalizimin e projektit One Stop Shope, janë në fazën finale.

Duhet të theksohet se ky projekti, si i tillë është i pari në Kosovë, e që do të ndikojë në thjeshtëzimin e proceduarve të administratës së digjitalizimit dhe shërbimeve për ngritjen e sistemeve të informacionit si dhe një ofrim më të mire për qytetarë.

Në kuadër të këtij takimi, ministri Mahir Yagcilar dhe kryetari Haskuka , diskutuan konkretisht për planin dhe periudhën kohore për përfundimin e këtij projekti , në mënyrë që sa më parë të eliminohen pengesat në administratën e komunës së Prizrenit.

Po ashtu , gjatë këtij takimi, të dy palët harmonizuan veprimet rreth aktiviteteve që duhet të ndërmerren, për ndërtimin e shkollës së muzikës në Prizren, financim ky i cili do të bëhet nga Ministria e Administratës Publike.

Të ngjashme