Pacolli fton anëtarët e AKR-së në Gjilan ta mbështesin Hazirin e LDK-së

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka ftuar të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e këtij subjekti në qytetin e Gjilanit që ta mbështesin kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, për kryetar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Në Gjilan, bashkë me strukturat dhe mbështetësit e AKR, mirëpritëm kryetarin Lutfi Haziri. Miku im Luta është adresa e duhur për qytetarët e Gjilanit, të cilët duan qeverisje zhvillimore, praktike, e tê afërt me qytetarët”.

“Andaj, i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e AKR në Gjilan që ta mbështesim kryetarin Lutfi Haziri, si adresën e vetme politike në krye të kësaj komune të rëndësishme të Kosovës!”,ka shkruar Pacolli.

Të ngjashme