Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja në komunën e Lipjanit

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm në Hallaq të Lipjanit ka ndodhur një incident ku pati shkëmbim zjarri e për pasojë janë plagosur  gjashtë persona. Fatkeqësisht njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t’i përballoj plagët e marra nga arma e zjarrit dhe ai ka vdekur.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tashmë ajnë siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, derisa, bëhet e ditur se momentalisht rruga ku ka ndodhur përleshja me armë zjarri është e bllokuar.

Gjithashtu, T7 raporton se bëhet fjalë për dy familje që janë fqinj mes vete mes të cilëve ka ndodhur plagosja me armë.

Bëhet e ditur se dy familjet vijnë nga fshati Ribar i Madh.

Siç ka raportuar FaktePlus ngjarja që ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe sipas informacioneve të para ka nisur në një kombi fillimisht si përleshje.

Detaje për rastin kanë dhënë Policia e Kosovës. Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për Express se policia e ka marrë informacionin sot rreth orës 07:00.

“Sot rreth  orës 07:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha Ahmeti.

Ajo tha se bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës,  i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.

“ Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

Ndërkaq forca të shtuara të Policisë së Kosovës aktualisht gjenden para Emergjencës së QKUK-së, aty ku po trajtohen të plagosurit e këtij rasti të rëndë./FaktePlusVideo Player00:0000:09

Të ngjashme