Pas 10 rasteve të reja në Prishtinë, Ahmeti apelon për kujdes

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Prishtinës sot kanë dalur 10 raste pozitiv me koronavirus, nga 40 sa ishin sot në gjithë rajonin e Kosovës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një reagimi në Twitter, ka kërkuar nga IKSHPK-ja që të informohet me më shumë detaje për të infektuarit.

“40 raste të reja sot e 10 me vendbanim në Prishtinë. Po presim më shumë informata nga IKSHP për të ju informuar më tutje”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkaq, kujtojmë që deri më tani në Kosovë janë shënuar 1 mijë e 234 raste pozitiv me COVID-19.

Të ngjashme