Pas tërmeteve, komuna e Mitrovicës i kthen maturantët që ndodheshin në Shqipëri

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se pas tërmeteve të një pas njëshme të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, komuna ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve që ndodheshin atje për vizitë.

Ai ka treguar se gjatë gjithë kohës ka qenë në kontakt me stafin arsimor që e ka udhëhequr vizitën.

Postimi i plotë:

Pas tërmeteve të një pas njëshme të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve që ndodheshin atje për vizitë.

Gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt direkt me stafin arsimor që e ka udhëhequr vizitën, për t’u kujdesur për sigurinë e nxënësve tanë.

Megjithatë, në fund kemi marrë vendim për kthimin e tyre në Mitrovicë, me ç’rast iu shprehu keqardhje nxënësve tanë, por që kjo është bërë për sigurinë e tyre. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar kurrfarë dëmi.

Qytetarëve të Shqipërisë të lënduar nga dridhjet e tokës, iu urojmë shërim të shpejt dhe lutem që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë.

Të ngjashme