PDK-ja në Mitrovicë me ekspozitë rikujton kush ishte UÇK-ja dhe kush okupatori

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, ka organizuar sot një ekspozitë të hapur në sheshin “Mehë Uka”, duke rikthyer në vëmendje, sidomos për gjeneratat e reja, se UÇK-ja është vlera më sublime e vendit dhe se kush ishin okupatori dhe kriminelët të cilët kryen gjenocid në vendin tonë.

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së në Mitrovicë, Hanife Osmani, ka thënë se ekspozita ka pasur për qëllim të përçojë dy mesazhe kryesore.

“1. Ne jemi të bindur se Ushtria Çirimtare e Kosovës është vlera më sublime e vendit dhe është vetë dinjiteti ynë. 2. Përmes pasqyrimit vizual synuam të rikthejmë në mendje të gjeneratave të reja se kush ishte okupatori dhe kush ishin kriminelët të cilët kryen gjenocid në vendin tonë. Beogradi në taborrin tonë, jo ne në të tyre”.

“Është e dhimbshme kur kujtojmë se kemi mbi 13.500 të vrarë, mbi 1600 persona ende të zhdukur, mbi 1500 fëmijë nën moshen 5 vjeçare të masakruar mizorishtë, dhe rreth 20.000 gra te dhunuara. Për të gjitha këto drejtësia ende nuk gjeti vend”, ka shkruar Osmani në faqen e saj në Facebook.

“Njëkohësisht duke i pasur parasysh këto fakte reale në pamundësi të mohohen nga askush dhe asgjë duam të i’u rikujtojmë bashkimit evropian se imponimi i krijimit te një gjykate të një aneshme e cila amneston kriminelet serbë dhe arreston dhe akuzon çlirimtaret nuk i bën nderë askujt dhe nuk shërben aspak në të mirën e përgjithshme, kështu duke mos kontribuar as për paqe në Ballkan”.

“Bëmë thirrje për reflektim dhe unitet rreth kësaj çështje të rëndësishme për historinë tonë. Çdo përpjekje për të rishkruar historinë shtyp thellë plagën e secilit Kosovarë, që përjetuan dhunë dhe terrorë pandërprerë”.

Të ngjashme