Ka rënë në pranga shtetasja kineze që drejtonte rrjetin që shfrytëzonte vajza, kryesisht të huaja, për prostitucion në Tiranë. Na Dong, 38-vjeçare dyshohet se ajo ka përfituar 15 mijë euro nga njëra prej vajzave që ka dashur të hiqte dorë nga prostitucioni. Njoftimi zyrtar Vijon operacioni policor i koduar “Red Light 2”, i zhvilluar nga […]
Përfitoi 15 mijë euro vetëm në 1 rast, arrestohet kinezja që shfrytëzonte vajzat për prostitucion në Tiranë

Ka rënë në pranga shtetasja kineze që drejtonte rrjetin që shfrytëzonte vajza, kryesisht të huaja, për prostitucion në Tiranë. Na Dong, 38-vjeçare dyshohet se ajo ka përfituar 15 mijë euro nga njëra prej vajzave që ka dashur të hiqte dorë nga prostitucioni.
Njoftimi zyrtar
Vijon operacioni policor i koduar “Red Light 2”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Rinas.
Arrestohet një 38-vjeçare, shtetase kineze, e implikuar në veprimtarinë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në pkk Rinas, do të kalonte një shtetase në kërkim, për shfrytëzim prostitucioni, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Red light 2”.
Si rezultat i tij u ndalua shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal.
38-vjeçarja së bashku me shtetasen Y. Y., 52 vjeçe (arrestuar më parë gjatë operacionit), dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.

















