Përkujtohen dëshmorët e kombit, Ramadan Rexhepi dhe Imri Halili

Ferizaj | 05 Maj 2018 | 12:48 | Nga

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit dhe ditën e rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ramadan Rexhepi (Adidasi) dhe Imri Halili, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bënë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

Me këtë rast, Kryetari i Ferizajt u shpreh: “Sot është Dita e Dëshmorëve të Atdheut, Dëshmorëve të Kombit dhe dita e rënies heroike të dëshmorëve Ramadan Rexhepi (Adidasi) dhe Imri Halili. Ata ranë ranë për t’u mos u shuar kurrë ëndrra dhe ideali i tyre i lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të shtetit tonë. Ne sot përkulemi tek guri i varrit të tyre, gur ky që vuri themelet e lirisë dhe shtetësisë sonë. Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të gjithë të rënëve për lirinë e vendit” theksoi Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Më tutje, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të tjerë institucional vendosën kurora lulesh tek lapidari në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme