Përkundër reshjeve të borës, KRU “Gjakova” sanon një defekt në qytet

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin nëpër rrugët e Kosovës, ekipet e KRU “Gjakova”, si çdo ditë tjetër edhe sot kanë dalë në terren për të sanuar një defekt në Gjakovë.

Përmes një komunikate për medie, KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se për kundër motit të vështirësuar ata do të jenë afër konsumatorëve.

“Ekipa e KRU Gjakova, si çdo ditë edhe sot në teren, për kundër të reshurave dhe motit të pa përshtatshëm, duke identifikuar vështirësitë, defektet e mundshme e më pas sanimin e tyre. E gjithë kjo vetëm për të realizuar misionin e KRU Gjakova. KRU Gjakova gjithmonë afër konsumatorëve”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme