Përparim Rama me një plan për parkingjet në Prishtinë

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, është takuar mëngjesin e së mërkurës, më kryeshefin e “Parking Prishtina”, ku kanë folur për problemet e parkingjeve në kryeqytet.

Rama e quajti takim fantastik, në të cilën është diskutuar zgjidhja e njërit prej problemeve më të mëdha të Prishtinës.

Të dy së bashku u dakorduan se Prishtinës, i duhet një rregullore më e mirë, sa i përket parkingjeve.
Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:

Një takim fantastik me Kryeshefin e PARKING PRISHTINA.
Sa herë që kam ardhur në Prishtinë, gjithmonë temë në bisedat e tavolinës ka qenë problemi i parkingut.

Gjatë ditës së sotme u takova me Kryeshefin e PARKING PRISHTINA, diskutuam për problemet që janë ende të pranishme në rrjetin e parkingut, për mënyrat e zhbllokimit të rrëmujës së çdo ditshme dhe problemet më të shpeshta të cilat i adresojnë qytetarët. Gjerë e gjatë biseduam për hapat që duhet të ndërmarrim që të lehtësojmë formën e qarkullimit, për përmirësimin e aplikacionit dhe për zgjerimin e rrjetit të parkingut.

Duhet një rregullore më e mirë !

Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë

Të ngjashme