Ekonomia Online
FUNDIT

Pesë raste aktive me Coronavirus në Podujevë, priten rezultatet edhe për pesë persona sot

Pesë raste aktive me Coronavirus në Podujevë, priten rezultatet edhe për pesë persona sot

Komunës që e shpalli e para fitoren ndaj COVID-19, në fillim të këtij muaji iu rikthyen rastet me këtë sëmundje. Ditën e parë të qershorit atje u konfirmuan pesë raste me koronavirusin e ri, si pasojë e vizitave mes familjarëve për festën e Bajramit. Vizitave të familjarëve gjatë festës së Bajramit ua pa sherrin një […]

Komunës që e shpalli e para fitoren ndaj COVID-19, në fillim të këtij muaji iu rikthyen rastet me këtë sëmundje. Ditën e parë të qershorit atje u konfirmuan pesë raste me koronavirusin e ri, si pasojë e vizitave mes familjarëve për festën e Bajramit.

Vizitave të familjarëve gjatë festës së Bajramit ua pa sherrin një familje nga fshati Dobërdol i Podujevës. Katër anëtarë të kësaj familje u infektuan me koronavirusin e ri pas vizitës së një familjari nga Prishtina atë ditë, kurse rasti i pestë kishte ardhur nga Austria.

Pesë raste aktive me koronavirus në Podujevë, priten rezultatet edhe për pesë persona sot

Të njëjtit po vazhdojnë të jenë në vetëizolim që nga 1 qershori. Detaje rreth gjendjes së tyre dhe testimeve që do të kryhen sot ka dhënë specialistja Bedrie Rama, e cila është pjesë e Shtabit Emergjent në këtë komunë.

Rama i ka thënë Gazetës Express se gjendja e të infektuarve është e mirë dhe pa simptoma. Sipas saj, të njëjtit do të ritestohen pas tri-katër ditësh për të parë nëse janë shëruar.

Ajo tregon se sot do të testohen pesë banorë të kësaj komune, rezultatet e të cilëve pritet të publikohen në mbrëmje.

“S’kemi pas raste të reja që nga tre qershori. Aktualisht i kemi pesë raste aktive, të cilat do të ritestohen pas 3-4 ditësh për të parë nëse janë shëruar, e që po besojmë që po. Gjendja e të infektuarve është e mirë dhe asnjëri nuk kanë simptoma. Jemi në kontakt çdo ditë me ta. Sonte i presim edhe rezultatet për pesë persona, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit”, ka thënë Rama.

Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 280 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga testimi i këtyre mostrave, me COVID-19 janë konfirmuar 29 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 13 raste (sipas vendbanimit: 13 raste Prishtinë), komuna e Obiliqit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Milloshevë), komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Druvar dhe 1 rast Vushtrri) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Zhiti-Viti, Lutogllavë-Prizren, Shushicë-Istog, Janjevë-Lipjan, Fushë Kosovë dhe Rahovec”, ka njoftuar IKShP’ja

Të ngjashme