Policia në Mitrovicë shpërndan fletëpalosje informuese për qytetarë

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë – Mitrovicë Jugu, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese në ofrimin e sigurisë në komunikacionin rrugor, ka filluar me shpërndarjen e fletëpalosjeve “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore’’.

Në sajë të angazhimeve konkrete policore, veprimet parandaluese po ndërmerren si domosdoshmëri e rrethanave, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet që mund të ndodhin me veprime dhe sjellje të pakontrolluara.

Ndër objektivat që po realizohet gjatë kësaj jave, është shpërndarja e fletëpalosjeve për qytetarë, ku në fletëpalosje janë përshkruar dhe janë ilustruar njohuri themelore që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e qytetarëve.

Shpërndarja e fletëpalosjeve po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së DRP Mitrovicë Jugu, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë në komunikacionin rrugor. 

Të ngjashme