Presidenti amerikan rekomandon taksë 50 për qind ndaj BE-së nga 1 qershori

Prishtinë | 23 Maj 2025 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, gjatë ditës së premten ka njoftuar se ka rekomanduar një taksë prej 50 për qind ndaj Bashkimit Evropian, duke filluar nga 1 qershori i këtij viti.

“Diskutimet me ta nuk po shkojnë askund! Prandaj, unë po rekomandoj një taksë prej 50 për qind ndaj Bashkimit Evropian, duke filluar nga data 1 qershor 2025”.
Bashkimi Evropian, i cili u formua për qëllimin kryesor të shfrytëzimit të Shteteve të Bashkuara në treti, ka qenë shumë i vështirë për t’u trajtuar”, shkroi Trump në rrjetin “Truth Social”.

Sipas tij, deficiti tregtar i Shteteve të Bashkuara në raport me Bashkimin Evropian ka shkuar në më shumë se 250 milionë dollarë në vit dhe ky numër është “i papranueshëm”.

Të ngjashme