Prishtina dhe Des Moines nisin të konkretizojnë bashkëpunimin

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim kryetarin e qytetit të Des Moines, të qytetit të Iowas, me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe sjelljen e investitorëve amerikanë në Prishtinë.

“Sot ka të nënshkruara disa marrëveshje të cilat pra qytetet tona janë qytete binjake, pra Prishtina me Des Moines por edhe komunat si Vushtrria dhe Gjilani, dhe sot kam kënaqësinë ta kem këtu kryetarin se si ta konkretizojmë bashkëpunimin duke marrë parasysh që shteti i Ioëas është ndër shtetet më të zhvilluara jo vetëm në botë por në vendet më të zhvilluara në botë, sa i përket disa industrive që janë me të vërtetë udhëheqëse ato janë bujqësia pastaj në prodhimin e energjisë së ripërtërishme e deri tek investimet ku kompanitë Geoogle dhe Facebook dëshirojnë që të marrin përvoja  në Des Mionts”, tha ai

Ndërsa, kryetari i Komunës së Des Moines të Iwos, Conwnie, tha se janë duke shikuar mundësitë e investimeve në fushën e kulturës, edukimit, bujqësisë, etj.

“Është nder për mua të jem këtu në Prishtinë e para, por e dyta të jem pjesë e këtij moti të mirë një dite të mirë dhe të shoh pjesë të bukura të këtij vendi të mrekullueshëm Prishtinës dhe të jem këtu dhe të shoh çfarë në të vërtetë është duke ndodhur dhe të marr disa nga përvojat tona në edukim dhe në biznes dhe të shohim për mundësitë dhe të ndajmë eksperiencat e tona dhe të ndërtojmë marrëdhëniet tona. Kjo është me rëndësi për fëmijët tanë të ndërtojmë jetët tona në vende ku jemi më mirë se sot” tha Conwnie.

Kujtojmë se qyteti i Prishtinës kohë më parë është binjakëzuar me qytetin Des Moines të Iwos dhe tashmë pritet konkretizimi i bashkëpunimit.

Të ngjashme