Projekti “Youth Career IT Pathway” do të aftësojë 200 të rinj në teknologji

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 10:50 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka bërë prezantimin e Projektit “Youth Career IT Pathway (YCIP)”.

Projekti YCIP është i financuar nga grant-projekti “Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është trajnimi i 200 të rinjve të papunë ose të nën punësuar, nga regjioni i Prishtinës, Ferizajt dhe Pejës, të moshës 18-29 vjeç, me arsim para universitar, me qëllim të aftësimit me shkathtësi të buta dhe teknike (zhvillimi i Web & Mobile dhe teknik të IT-së).

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli tha se përmes këtij projekti nxënësve dhe studentëve të Kosovës do të u mundësohet që të jenë të gatshëm të shërbejnë në kompanitë më të mëdha teknologjike kudo në botë.

“Sot do të doja të ju jap një kurajë dhe mbështetje të plotë si komunë e Prishtinës që do të jemi afër jush në çdo hap qe ju te mund ta realizoni”, tha Pacolli.

“Populli ynë nuk e kemi problem aksentin e asnjë gjuhe në botë dhe kemi mundësi t’i konkurrojmë të gjithë në tregun e botës”, shtoi më tej Pacolli.

Fokusi kryesor është në regjionin e Prishtinës, Ferizajt dhe Pejës, mirëpo të rinjtë nga regjionet e tjera që dëshirojnë dhe kualifikohen të marrin pjesë në trajnime në tri regjionet e caktuara nuk do të refuzohen. 100 kandidatë do të përzgjidhen për rajonin e Prishtinës, 50 Pejë dhe 50 Ferizaj.

Valza Kika tha se projekti do të zgjas 23 muaj dhe se trajnimi do të rrisë mundësitë që të rinjtë të marrin pjesë në tregun e punës në vend, duke lehtësuar tranzicionin e tyre përmes punës praktike dhe në tregun ndërkombëtar përmes punës në internet.

Ajo gjithashtu tregoi se i gjithë trajnimi do të mbahet në gjuhën angleze si ana e praktikës ashtu edhe literatura.

“Kandidatet do të mbajnë 200 orë trajnimi, 100 orë zhvillim i aftësive të buta teknike dhe 100 orë aftësim profesionale/teknike, mentorim, vendosje praktike në tregun e brendshëm ose arritje në internet në ekonominë globale dhe certifikim”, tha Kika.

Të ngjashme