Publikohet lista e fermerëve përfitues në projektin ”Furnizim me mekanizëm bujqësor” nga Rahoveci

Rahovec | 26 Tet 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Rahovecit  ka publikuar listën e fermerëve përfitues në projektin “Furnizim me mekanizëm bujqësor” – me participim.

Pas vlerësimit të aplikimeve të thirrjes publike për furnizimin e fermerëve me mekanizma bujqësore, komisioni vlerësues ka shpallur përfituesit të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kushtet e përcaktuara.

Listën preliminare të përfituesve e gjeni këtu:Lista e perfituesve mekanizem bujqesore .

Përfituesit për mekanizëm bujqësor janë fermerët në këtë listë nga nr. 1 deri më 641. Përfituesit nga numri 642 deri më 697 gjenden në listë të pritjes.

Të gjithë përfituesit duhet të paraqiten në zyrat e DBPZHR-së për të nënshkruar kontratën dhe të kryejnë participimin prej 20% nga data 28.10.2020 ( e Mërkurë)

Të gjithë ata që nuk janë pjesë e kësaj liste përfituese mund të paraqesin ankesë 5 ditë nga data e publikimit të rezultateve!

Të ngjashme