QKMF në Mitrovicë pajiset me rëntgen digjital

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, është bërë sot përurimi i aparaturës më të re të rëntgenit digjital. Në ceremoninë e përurimit i pranishëm ishte kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani dhe punëtorë të tjerë shëndetësorë.

Në fjalën e tij, Bahtiri ka thënë se komuna është e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

“Sot, jemi mbledhur këtu për të përuruar këtë aparaturë shëndetësorë, vlera e të cilit arrin shumën mbi 100 mijë euro dhe është nga teknologjitë më të fundit. Ky investim i cili i dedikohet qytetarëve tregon se komuna është e përkushtuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmes blerjes së aparaturave të reja”, ka thënë kryetari Bahtiri, thuhet në njoftimit e dërguar medieve.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani, tha se ndihet jashtëzakonisht mirë qe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë u pajis me një aparaturë moderne dhe cilësore, ku tani e tutje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës do të ju ofrohen shërbime shëndetësore kualitative.

Ajo më tutje ka shtuar se ky projekt madhorë i cili kap vlerën mbi 100 mijë euro është vazhdimësi e furnizimit me aparatura mjekësore, dhe është realizuar përmes investimeve kapitale komunale.

Edhe drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm pajisjen e QKMF-së me rëntgen digjital duke theksuar se tani e tutje do të ofrohen shërbime më të mira dhe më cilësore për qytetarët.

Të ngjashme