Rahovec: Nis dhënia gjobave për hedhësit e mbeturinave

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 13:16 | Nga

Që nga data 21 Maj 2018, drejtoria për Punë Inspektuese në Komunën e Rahovecit, përkatësisht inspektorët e kësaj drejtorie, kanë nisur dhënien e gjobave mandatore për hedhësit e mbeturinave në vende ku është e ndaluar me ligj dhe për këtë deri më tani janë shqiptuar tri gjoba.

Përmes njoftimit të publikuar në uebfaqen zyrtare të Komunës së Rahovecit në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/news/kryetari-i-komunes-se-rahovecit-smajl-latifi-ka-nenshkruar-njoftimin-me-te-cilin-njofton-te-gjithe-qytetaret-operatoret-ekonomik-dhe-ekonomit-familjare/, si dhe në media lokale edhe ato nacionale janë njoftuar me kohë se me gjoba mandatorë do të dënohen qytetarët, operatoret ekonomik dhe ekonomitë familjare nëse hedhin mbeturinat e amvisërisë dhe ato inerte (të ngurta), në ato vende që nuk janë të përcaktuara nga autoritetet e komunës.

Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, që në rast se shohin persona të pa përgjegjshëm duke hedhur mbeturina në deponi ilegale apo vende që nuk janë të përcaktuara për hedhjen e mbeturinave nga Komuna të lajmërohen në këtë numër telefoni 045-134-001.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme