Ramadani: Tranzicioni i FSK-së, proces i sigurt dhe i pakthyeshëm

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 18:35 | Nga

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri është proces i sigurt dhe i pakthyeshëm.

Përmes llogarisë së tij në facebook, Ramadani, deklaron se i tërë procedimi bazohet në punën e jashtëzakoshme të përpjekjeve të gjata me partnerët strategjikë.

”Nuk ka vend për skepticizëm, transicioni i FSK-së është i sigurt dhe i pakthyeshëm. Vendimi për procedimin e projekt-ligjeve nga Qeveria për në Kuvendin e Kosovës nuk është as i atypëratyshëm, as i ngutshëm dhe as i papërkrahje”, ka shkruar Ramadani.

“E tëra bazohet në një punë jashtëzakonisht të detajshme, përpjekjeve të gjata, punë të përbashkët me partnerët strategjikë dhe planit të qartë 10 vjeçar. Prandaj, jemi në rrugë të sigurt. Pa asnjë dilemë!”, vlerëson ai.

“Kosova po kthehet gradualisht në kontribues për sigurinë rajonale dhe globale. Djemtë e vajzat e Kosovës do të jenë krah-për-krah me botën demokratike për të siguruar paqen kudo nëpër botë. Rajoni ynë do të përfitojë nga transicioni i FSK-së. Qytetarët dhe komunitetet në Kosovë do të vazhdojnë të kenë mbështetjen e FSK-së”, përfundon shkrimi i Ramadanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme