Ramosaj: Bora ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, ekipet e KEDS-it janë duke punuar në riparim

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se shkaku i reshjeve të dëborës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këtë qytet këtë të shtune.

“Bora që ka rënë gjatë natës, ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik”.

“Ekipet e KEDS-it janë duke punuar në teren për riparimin e kësaj avarie”, ka shkruar Ramosaj në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme