Hapet panairi “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan”

Prishtinë | 24 Kor 2021 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, me rastin e hapjes së “Ditëve të Kulturës dhe Turizmit në Deçan”, ka thënë se ky panair tashmë tradicional, ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, produkteve tradicionale, jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave të tjera.

“Sot, kemi bërë hapjen e “Ditëve të Kulturës dhe Turizmit në Deçan”, me Panairin që tashmë është tradicional i cili ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave të tjera, për të promovuar potencialin, resurset, vlerat turistike tonat dhe për të tregu që Deçani ka perspektivë të zhvillimit ekonomik dhe turistik!”, ka shkruar Ramosaj, në faqen e tij në Facebook.

“Një falënderim të veçantë për kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, dhe kryetarin e Parlamentit të Ulqinit, Haxhi Sulejmani, që na nderuan me prezencën e tyre sot”.

Të ngjashme