Reagon Suhareka pasi u sulmua lojtari i tyre: Ngjarje skandaloze, organet e FFK-së të marrin masa

Prishtinë | 23 Sht 2023 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Klubi i Suharekës ka dalë me një reagim, pasi lojtari i tyre, Liridon Fetahaj u sulmua në takimin e sotëm nga tifozët vendas të Istogut.

Ky klub ka thënë se kjo është një ngjarje skandaloze, teksa kërkon nga organet brenda FFK-së që të marrinë masat e duhura.

“Ngjarje skandaloze pas përfundimit të ndeshjes nga futbollistët, zyrtarët dhe shikuesit të pranishëm në stadium, skena të tilla vetëm sa e dëmtojnë imazhin e futbollit Kosovar në përgjithësi, kërkojmë nga organet kompetente dhe nga organet mbrenda FFK-së të marrin vendimet e duhura”, thuhet në reagim.

Të ngjashme