Rihanna tregon dekoltenë por fsheh barkun

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 20:54 | Nga

Kurrë nuk ka pasur turp të ekspozonte trupin me veshje provokuese dhe në fotot më të reja nuk u habitëm kur Rihanna tregoi shumë.

Këngëtarja 29-vjeçare postoi në Instagram një foto ku binte në sy dekolteja e saj e bollshme.

Ajo kishte veshur një fustan ngjyrër rozë që tregonte shumë nga fiziku i saj, por ishte kujdesur që të mos i shihej barku.

Në fakt, nga veshja ka lënë të kuptohet se vendosja e xhaketës në pjesën e barkut ishte e qëllimshme, ose për ta fshehur barkun e fryrë, ose për t’i shtuar spekulimet rreth shtatzëninë.

Në numrin e fundit të revistës “Elle”, këngëtarja e hitit “Wild Thoughts” është pyetur nga iluzionisti, David Copperfiled, ku dëshironte të shkonte nëse do zhdukej dhe të rishfaqej përsëri. Ylli çuditërisht është përgjigjur: “10 minuta para së të humbisja virgjërinë… do ta refuzoja atë ofertë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme