Rregullimi i qendrës së Deçanit, Komuna fton qytetarët të japin mendime

Deçan | 23 Nën 2021 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Deçanit, ka formuluar një pyetësor në lidhje me mendimet e qytetarëve për rregullimin e qendrës së qytetit.

Me këtë rast, Komuna e Deçanit ka kërkuar që qytetarët ta plotësojnë këtë formularë që gjendet online, në mënyrë siç thonë ata të rritjes së kualitetit të shfrytëzimit të hapësirës publike.

Komunikata e plotë:

Me synim të rritjes së transparencës dhe gjithë përfshirjes ne vendimmarrje, Komuna e Deçanit e ka formuluar ketë pyetësor që të merr mendimin tuaj rreth pjesës qendrore të qytetit të Deçanit. Ne kuadër të riorganizimit të pjesës qendër dhe me qëllim të rritjes së kualitetit të shfrytëzimit të hapësirës publike, krijimin e qasjes së lehtë për të gjitha shtresat e shoqërisë civile, organizimit të funksioneve, rritjen e sigurisë, rregullimin e qarkullimit ju lutemi qe ti ndani 10 minuta për plotësimin e këtij pyetësori mjaft domethënës (Vegëza e pyetësorit ndodhet poshtë)
Të gjitha përgjigjet e juaja janë anonime dhe do të janë vlerë e shtuar e procesit të riorganizimit të pjesës së qendrës në Deçan.

Të ngjashme