Rrëshqitja e dheut në Prishtinë – pala përgjegjëse gjobitet nga Komuna

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës e ka dënuar me gjobë prej një mijë eurosh kompaninë përgjegjëse për shembjen e dheut në rrugën “Sami Plakolli” në Prishtinë.

Pala përgjegjëse është gjobitur 500 euro nga inspektori kujdestar i Sektorit të Ndërtimit dhe 500 nga inspektori kujdestar i Sektorit të Rendit Komunal, njofton Klan Kosova.

“Pala në këtë rast nuk e ka respektuar lejen ndërtimore, sepse ende nuk e ka ndërtuar murin mbrojtës. Si rrjedhojë, Inspektori kujdestar nga Sektori i Ndërtimit e ka obliguar që t’i ndërpresë të gjitha punimet, si dhe e ka shqiptuar gjobën në vlerë 500 euro”.

“Inspektori kujdestar i Sektorit të Rendit Komunal e ka shqiptuar gjobën tjetër për dëmtim të rrugës, gjithashtu 500 euro, si dhe e ka urdhëruar palën që menjëherë ta rikthejë terrenin në gjendjen e mëparshme”.

Komuna njofton se vazhdimi i punimeve në ndërtimin e këtij objekti do të jetë i mundur vetëm pasi të vendoset muri mbrojtës sipas lejes ndërtimore, dhe pasi të rregullohet pjesa e dëmtuar e rrugës.

Sot jemi njoftuar për një rrëshqitje të dheut në rr. "Sami Plakolli". Menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes 2 ekipe…

Gepostet von Komuna e Prishtinës am Sonntag, 27. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme