Rrjeti i kanalizimit-peng i shpronësimit të parcelave private

Prishtinë | 12 Maj 2018 | 13:29 | Nga

Projekti i finalizimit të rrjetit të kanalizimit në fshatin Krojmir po zvarritet shkaku i shpronësimit të parcelave private. Për këtë shkak, ky projekt nuk është përmbyllur prej shtatë vjetësh.

Komuna deri tashti nuk ka gjetur mundësi financiare për shpronësimin e disa parcelave private për hapjen e gropave septike. Qeverisja e kaluar e PDK-së në Lipjan, më 2010-n pati investuar prej më shumë se 140 mijë euro për vendosjen e gypit primar nëpër lagje të fshatit, mirëpo punimet nuk janë finalizuar asnjëherë derisa mungon hapja e gropave septike, shkruan sot Koha Ditore.

Si pasojë e kësaj, ujërat e zeza në këtë fshat prej vitesh po depërtojnë mbi një pjesë të rrugës regjionale Komoran-Carralevë, ndërkohë askush nuk po intervenon rreth kësaj çështjeje.

Zyrtarët komunalë në Lipjan kanë thënë se tashmë është arritur një marrëveshje me banorët e fshatit Krojmir, të cilët kanë lejuar që gropat septike të kanalizimit të hapen në disa parcela private me qëllim që projekti të finalizohet dhe telashet të eliminohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme