Shpërblehet pasi u rikthye në partinë e vjetër, emërohet drejtoreshë në Suharekë

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Besa Kuqi, sot ka marrë një lajm shumë të mirë nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj. Ajo është emëruar si Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë.

Besa Kuqi braktisi në zgjedhjet e fundit Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për t’ju bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Por nuk shkoi shumë, aventura e Besa Kuqit në PDK nuk shkoi gjatë, ajo u rikthye në ‘folenë e vjetër’, në AAK, aty ku u shpërblye me një postë të lartë komunal.

Bali Muharremaj, i pari i komunës së Suharekës vendosi që posti i Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale t’i takon të kthyeres në parti, Besa Kuqit.

Njoftimi i plotë nga Kuqi:

Miq, familjarë dhe qytetarë të nderuar!

Më lejoni të ju bëjë të publike vendimin kryetarit të Komunës z. Bali Muharremaj, që nga sot të më besohet posti i Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Therandes.

Më lejoni të falenderoj, secilin aktivist, secilin qytetarë, bashkëvendasit e mi për përkrahjen e vazhdueshme dhe pa rezervë, gjithashtu falenderoj edhe Nenkryetaren e Komunes se Therandes znj. Mihrije Berisha-Suka për gadishmerin per bashkëpunim ne punët tona te perbashkëta që na presin në te ardhmën!

Me punë, transparencë, llogaridhënje, suksese dhe përkushtim të ju bëjë krenar dhe të kënaqur me shërbimin ndaj qytetareve!.

Të ngjashme