Një gyp i kanalizimit ka shpërthyer në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen e Aktashit në Prishtinë dhe për dy ditë kjo rrugë ka kundërmuar erë të padurueshme. Banorët e kësaj rruge kanë thënë se vazhdimisht ka probleme me gypat e kanalizimit dhe më shumë hasin në vështirësi gjatë të reshurave të shiut kur këta gypa […]
Shpërthen kanalizimi në “Gazmend Zajmi”, kundërmim i padurueshëm

Një gyp i kanalizimit ka shpërthyer në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen e Aktashit në Prishtinë dhe për dy ditë kjo rrugë ka kundërmuar erë të padurueshme.
Banorët e kësaj rruge kanë thënë se vazhdimisht ka probleme me gypat e kanalizimit dhe më shumë hasin në vështirësi gjatë të reshurave të shiut kur këta gypa bllokohen.
“Prej dje kjo rrugë ka kundërmuar erë të rëndë shkaku i shpërthimit të një gypi të kanalizimit disa metra më lart”, ka thënë një kalimtar.
Koha.net ka kërkuar një sqarim nga Komuna e Prishtinës, por zyrtarët kanë qenë të paqasshëm.


















