Shpeshtohen incidentet në shkollat e Podujevës

Ilustrim
Prishtinë | 12 Shk 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Këshilltarët komunalë të Podujevës po kërkojnë më shumë siguri në shkollat e kësaj komune. Therje me thika, rrahje e vjedhje janë disa nga rastet e shënuara në raportet e Policisë së Kosovës gjatë vitit 2018 dhe këtë fillimvit.

Të fundit janë dy raste kur nxënësit janë rrahur nga mësimdhënësit. Më 7 shkurt janë shënuar dy raste të tilla. Shefja e operativës në Stacionin Policor të Podujevës, Antigona Çitaku-Dibrani, ka thënë se një nxënës i shkollës “Dëshmorët e Kombit” është sulmuar nga mësimdhënësi i tij.

“Më datën 7.2.2019, rreth orës 13:13, Stacioni Policor i Podujevës është njoftuar se në shkollën ‘Dëshmorët e Kombit’ një nxënës i kësaj shkolle (F.R. 2006) ishte sulmuar nga mësimdhënësi i tij. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit duke dërguar nxënësin në trajtimin mjekësor në Emergjencë e pastaj i njëjti së bashku me prindin e tij është sjellë në Stacion ku është intervistuar nëna e tij (sepse personi është fëmijë)”, ka theksuar Antigona Çitaku-Dibrani.

Të ngjashme