Sistemi i gjendjes civile në Prishtinë, jashtë funksionit

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Komuna njofton të gjithë qytetarët e Prishtinës se gjatë gjithë javës nuk ka funksionuar sistemi i gjendjes civile që menaxhohet nga Agjensioni I Regjistrit Civil, si pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Si pasojë, Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime dhe janë krijuar radhë të gjata të pritjes. Sistemi ende nuk është rikthyer në funksion.

“Kërkojmë ndjesë për situatën e krijuar dhe pritjet e gjata.Ju falemnderit për mirëkuptimin. Komuna e Prishtinës”.

Të ngjashme