Skënderaj: Ngrihet lapidar për nder të Kamer e Murat Loshit (FOTO)

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 14:04 | Nga

Familjarët e Kamer e Murat Loshit, të cilët u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë ngritur një lapidar në fshatin Pemishte, komuna e Skënderajt, njofton Klan Kosova.

Ky aktivitet po mbahet në bashkëpunim me komunën e Skënderajt dhe banorët, ku po marrin pjesë, Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku si dhe Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, Zijadin Sela.

Lapidari për dy dëshmorët që u vranë nga forcat serbe, Kamer Loshi më 1924 si dhe Murat Loshi më 1974, u ndërtua nga iniciativa familjare.

Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, tha se ky lapidar ishte më së i nevojshëm.

‘Jemi këtu në ceremoninë e përurimit të Lapidarit të dëshmorëve Loshi, që ranë një shekull më parë. Ky lapidar është më se i nevojshëm që t’i përkujtojmë sakrificat për lirimin e vendit tonë’.

Ndërkaq, Zijadin Sela tha se Kamer dhe Murat Loshi ishin njerëz të mëdhenj.

“Ndjej kënaqësi që jam i ftuar për t’i nderuar këto dy figura të larta kombëtare që këtij populli nuk i kanë munguar. Njerëz si Kamer dhe Murat Loshi janë të mëdhenj. Një lis i vërtetë është familja Loshi. Uroj dhe besoj që në të ardhmen do të ngremë lapidare për ata që do të ngrejnë Kosovën në vendet evropiane të botës’.

Kurse Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se kujtimet për luftën e Kamer e Murat Loshit, Ahmet Delisë e shumë të tjerëve janë të paharrueshme.

Këtë lapidar e përshëndeti edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, me një telegram urime, pasi nuk kishte mundësi të ishte i pranishëm. Berisha i kishte dekoruar dy dëshmorët.

Në fund, nipi i Murat Loshit, Ferati, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në çfarëdo lloj mënyre që veprat e tyre të nderohen, njofton Klan Kosova.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme