Smajl Latifi merr një vendim të rëndësishëm për mërgimtarët

Rahovec | 15 Kor 2020 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja

Pika 1 e vendimit thotë se ju lejohet të gjithë mërgimtarëve, hyrja në oborrin e komunës me automjete private, që janë me tabela të huaja si dhe atyre të marrura me qira (rent a car) në Republikën e Kosovës.

Kurse pika 2 e vendimit thotë se hyrja e mërgimtarëve në oborrin e komunës me tabela të huaja dhe atyre të marrura me qira (rent a car), lejohet nga data 15 korrik 2020 deri me datë, 15 gusht 2020.

Ndërsa pika 3 e vendimit thotë se punonjëseve të Administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale në Komunën e Rahovecit ju ndalohet hyrja me automjete private në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 2 të vendimit.

Bazuar në pikën 4 të vendimit për zbatimin e do të përkujdeset Drejtoria për Administratë dhe punonjësi i portës.

Pika 5 thotë se mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Pika e fundit, pika 6 e thotë se vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Të ngjashme