Takohet për herë të parë Bordi i Drejtorëve i KRU “Gjakova”, diskutohen sfidat dhe të arriturat

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Drejtorëve i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka mbajtur mbledhjen e parë, e udhëhequr nga Kryesuesi i Bordit, Robert Lekaj.

Në këtë mbledhje u diskutuan sfidat, të arriturat, zhvillimi i prodhimtarisë së deritanishme si dhe procedurat funksionale me të cilat operon KRU “Gjakova”.

Njoftimi i plotë:

Sot u mbajtë mbledhja e parë e Bordit të Përkohshëm  të Drejtorëve në KRU “Gjakova”.

Me prezencën e Kryeshefit Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti si dhe menaxhmentit të lartë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, u zhvillua mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve udhëhequr nga Kryesuesi i Bordit z.Robert Lekaj.

Në takim u diskutuan sfidat, të arriturat, zhvillimi i prodhimtarisë së deritanishme si dhe procedurat funksionale me të cilat operon KRU “Gjakova”.

Të ngjashme