Tentuan të ndërtojnë pa leje gjatë pandemisë, Inspektorët komunalë i ndalojnë

Prishtinë | 01 Gus 2020 | 08:13 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë kohës së pandemisë, sektori i ndërtimtarisë ka pasur tendenca që të fillojnë ndërtimet pa leje, ndonëse ato ishin të ndaluara me kohë.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, teksa thotë se inspektorët komunal kanë vepruar me kohë që objekte të tilla të ndërpriten.

Ai shtoi se të gjitha qytetarët që nuk posedojnë leje ndërtimi do të rrënohen gjatë javën tjetër.

Tutje, Tahiri tha se kanë paraparë shqiptimin e gjobave për shkelësit e ligjit.

“Sa i përket sektorit të ndërtimit gjatë periudhës së pandemisë ka pasur tendenca për fillim të ndërtimeve pa leje, mirëpo Inspektorët tanë secili në zonën e vet ka vepruar me kohë, dhe janë një varg veprimesh për rrënim disa prej të cilave kanë filluar palët vet ti rrënojnë, kurse disa të tjera do të rrënohen në pjesën tjetër të kësaj jave ose gjatë javës tjetër. Poashtu do të parashihen edhe masa për shkelësit e ligjit. Dënimet janë në ligjin e ndërtimit dhe i ndjekim procedurat ligjore, shqiptojmë gjobën, vendosim shiritin dhe shkojmë deri tek vendimi për rrënim nëse ka mosbindje të palës”, shtoi Tahiri.

Ndërsa, Arkitekti Hekuran Kuqi theksoi se mos ardhja e disaporës në Kosovë, ka ndikuar që edhe ndërtimet dhe investimi të jenë më të vogla.

Ai foli edhe për ndërtimet e paplanifikuara, duke shtuar se ka shumë rrugë të cilat bëhen pa planifikim.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak të mos koordinimit nga Komuna dhe Investitorët..

“Hallka më e madhe e shoqërisë tonë është edhe ndërtimi. Një pjesë e kësaj hallke janë edhe bashkatdhetarët që jetojnë në gurbet, sepse në momentin që ata nuk vijnë edhe ndërtimi do të ndërpritet në Kosovë si me leje si pa leje. Një pjesë e banesave kur ndërtohen pjesa më e madhe e tyre i shitet bashkatdhetarëve tanë. Pjesa e shtëpive që ndërtohen pa leje është edhe investimi i bashkatdhetarëve tanë që i ndihmon familjarët në Kosovë”

“Ndërtime të paplanifikuara ka shumë si rrugët që i zgjeron Komuna ose investime në Infrastrukturë nëntokësorë të cilat bëhen pa u planifikuar. Nuk bëhet një projekt ku trajtohet si ura nëntokësore. Kur nuk mblidhen për të diskutuar Komuna dhe Investitorët, atëherë kemi investime të paplanfikuara”, shtoi Kuqi.

Ai shtoi se ligji për ndërtime pa leje prej  vitit 2018 e deri në 2020 është shtuar dukshëm.

Mes tjerash, Kuqi tha se ndërtimet pa leje prej vitit 2020 e deri në 2022 do të hyjnë në listën e faljes

“Ndërtimet janë prej periudhës së mbas luftës dhe deri më tani. Është ligji për ndërtime pa leje që i trajton ndërtimet deri në vitin 2018. Prej vitit 2018 e deri në 2020 i kemi  dy vjet gjatë kësaj kohe që ka shumë ndërtime pa leje. Deri në vitin 2020-2022 do të hyjnë në listën e faljes që nuk do të dënohen. Kemi dënime selektive. Mendoj që duhet të ndërtohen ndërtimet pa leje. Janë diku 450 mijë objekte pa leje”, shtoi ai.

Kuqi shtoi se për shkak të numrit të vogël të inspektorëve Komuna, është e pamundur të menaxhohen vendet ku ka ndërtime pa leje.

“Inspektorati nuk ka kapacitet të mjaftueshëm që ti ndaloj. Ata tentojnë afër qendrës ti ndalojnë ndërtimet pa leje. Në qytetet e vogla e kanë ekstrem të pamundur të menaxhohen ato vende për shkak të numrit të vogël të Inspektorëve”, shtoi Kuqi.

Kuqi tha se pandemia ka ndikuar që numri i ndërtimeve me leje dhe pa leje të jetë më i ulët edhe vitin tjetër.

“Edhe këtë vit ka ndikuar pandemia dhe do të ndikojë edhe vitin tjetër në ndërtimin e objekteve si me leje si pa leje. Sepse hallka më e rëndësishme janë gurbetqarët”, shtoi ai.

Të ngjashme