Totaj i reagon VV-së: Shkarkimet e vonshme, mirë që po e ndiqni PDK-në

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Pas dy largimeve brenda javës të drejtorëve të komunës së Prizrenit të udhëhequr nga Vetëvendosje ka reaguar sërish kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

Ai ka thënë se këto veprime janë të vonshme dhe megjithatë mirë që po e ndjek VV-ja agjendën e PDK-së në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

“Vendime të vonuara të kryetarit Haskuka për të larguar zyrtarë me aktakuza. Mos përfillja e tij e gjatë ndaj kërkesave qytetare është e papranueshme dhe kundër premtimeve të tij për një qeverisje të përgjegjshme. Megjithatë, është mirë që Vetëvendosje reagoi më në fund duke ndjekur iniciativën dhe agjendën e PDK-së për të luftuar kundër korrupsionit dhe nepotizmit” ka shkruar Totaj në Facebook.

Të ngjashme