Totaj: Letra e dërguar nga Haskuka shantazh ndaj meje

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj në një konferencë për media, ka thënë se letra e dërguar nga kryetari i Prizrenit Mytaher Haskukaj me kërkesën që të ndalen fyrjet ndaj tij, e ka quajtur shantazh.

“Sikurse e kam theksuar në reagimin tim, në letër-kërcënimin e dy njerëzve kryesorë të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka në adresën time, javën e kaluar, stili i letrës të cilën ata e kanë quajtur ‘’Kërkesë’’, por nga përmbajtja e saj nuk është e tillë, sepse përmbante afate që unë gjoja t’i fshija postimet e mija, të përmbahesha nga deklaratat kundër tyre dhe qeverisjes komunale, dhe kjo të bëhej brenda tri ditësh, në të kundërtën do të përfundoja në gjykatë.

Kjo letër e shkruar në këtë mënyrë, nuk është asgjë tjetër, pos shantazh i pastër, që unë ta mbylli gojën, dhe PDK-ja si parti opozitare të mos deklarohet për keq-qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prizrenit. Edhe më skandaloze për mua si nënkryetar i partisë dhe kryetar i degës së PDK-së në Prizren, është fakti se letra e shkruar prej dy njerëzve të afërt të kryetarit, Krenare Koçi si shefe e kabinetit dhe Levent Kasemi si drejtor, i cili ka edhe aktakuzë, dyshohet se mund të ketë qenë e porositur direkt nga kryetari Haskuka, PDK-ja nuk i pranon shantazhet, dhe as afatet e një pushteti, që po i dëshpëron çdo ditë qytetarët, që po i varfëron, po e abuzon paranë publike, po e degradon mjedisin dhe hapësirën urbane, të këtij qyteti të lashtë historik dhe të bukur.

Jo vetëm që nuk do të ndalemi përballë kërcënimeve të tilla, por unë dhe PDK-ja, do të vazhdojmë të bëjmë opozitën, ta sfidojmë keq-qeverisjen, sepse mbi të gjitha, e kemi obligim ndaj mijëra qytetarëve të Prizrenit, që janë të pa kënaqur me qeverisjen aktuale. Me të drejtë është ngritur atë natë nga shumë media e qytetarë, nëse egziston një letër e tillë kërcënuese, patjetër që po. Unë nuk do ta bëja asnjëherë një veprim fiktiv dhe të prezantoj një letër që nuk egziston.

Dhe për këtë janë bindur edhe vetë dy autorët e letrës, Krenare Koci dhe Levent Kasemi, të cilët kanë heshtur, sepse kanë kuptuar për gabimin që kanë bërë dhe gjuhën shantazhuese që kanë përdorur. Për fund, ju ftojmë jo vetëm juve të nderuar gazetarë, por edhe parti tjera politike në Prizren dhe aktivistë, që të ngreni zërin, kundër kësaj mënyre të veprimit, sepse letra të tilla nga pushteti aktual, u janë dërguar edhe të tjerëve që t’i frikësojnë, prandaj nuk duhet të heshtim dhe i’u bëjmë thirrje, që të bëhemi edhe më aktiv, sepse kjo është detyrë e të gjithë akterëve të jetës publike. Ne nuk do të ndalemi, deri në bërjen e qytetit, ku çdo ditë, do t’i nxjerrim në shesh, veprimet negative të këtij pushteti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme