Trepça debuton nesër në grupet e FIBA Europe Cup

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Ndeshje dhe datë historike për Trepçën. Klubi mitrovicas për herë të parë do të garojë në grupet e FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit të mërkurën nga ora 19:00 do të përballen me ZZ Leiden nga Holanda.

Ky është takimi i parë për ‘Xehetarët’ në FIBA Europe Cup, pasi javën e kaluar sfida me skuadrën izraelite Hapoel Galil Elion nuk u zhvillua, për shkak të situatës në Izrael.

Ndërkohë, holandezët e nisën me fitore duke mundur BCM Gravelines Dunkerque me shifrat 77:69.

Atmosfera në Mitrovicë pritet të jetë ‘elektrizuese’ për sfidën evropiane. Mitrovicasit edicionin e kaluar ishin në kualifikime për grupet e FIBA Europe Cup, por nuk ia arritën qëllimit të hyjnë në grupe, që e arritën këtë vit në Estoni.

Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës pritet të kenë paraqitje dinjitoze në garat evropiane.

Të ngjashme