Në kuadër të projektit “Ndërtimi i trotuareve në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës” janë duke vazhduar punimet në rregullimin e infrastrukturës rrugore, ku momentalisht punimet kanë përfunduar në rrugën “Nëna Terezë”. Ky projekt ka për qëllim rregullimin e trotuareve dhe platove në tërë komunën e Fushë-Kosovës, në mënyrë që qytetarët të kenë lëvizje më të […]
Trotuaret në Fushë-Kosovë po marrin pamje tjetër

Në kuadër të projektit “Ndërtimi i trotuareve në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës” janë duke vazhduar punimet në rregullimin e infrastrukturës rrugore, ku momentalisht punimet kanë përfunduar në rrugën “Nëna Terezë”.
Ky projekt ka për qëllim rregullimin e trotuareve dhe platove në tërë komunën e Fushë-Kosovës, në mënyrë që qytetarët të kenë lëvizje më të lehtë dhe më të sigurt.

















