U nënshkruan kontratat për fillimin e punimeve në disa fshatra të Suharekës

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Në vlerë mbi 500.000 euro, sot janë nënshkruar kontratat, me operatorët ekonomik  të projekteve  nga Komuna e Suharekës.

Kryetari Muharremaj, ka takuar operatorët ekonomik, prej të cilëve ka kërkuar angazhim maksimal dhe cilësi në punë.

Zyrtarë nga Zyra e Prokurimit, kanë qenë prezentë gjatë  nënshkrimit të kontratave. Përfaqësuesit e firmave janë zotuar që do të punojnë sipas afateve të përcaktuara me kontratë dhe me cilësi, gjatë punimeve.

Kryetari Muharremaj, gjatë takimit është shprehur:

“Mbi 500 mij euro, është vlera që do të investohet në infrastrukturë këtë javë kudo në Komunën e Suharekës.

Në, Dragaqinë, Greikoc, Javor, Nishor, Reqan, Semetisht, Budakovë, Sallagrazhdë, Krushicë e Epërme, Samadrexhë, Sopi, Tërrnje, Nepërbisht, Vraniç etj, do të fillojnë punimet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme