UNDP-ja dhuron pajisje digjitale për SHFMU “Zejnel Salihu”

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

UNDP-ja me seli në Prishtinë, dhuroi sot për SHFMU “Zejnel Salihu” në Bardh të Madh një sasi të pajisjeve digjitale: 9 kompjuterë, 2 printerë dhe 1 skaner. Këtë donacion të dorëzuar në emër të UNDP nga z. Mustafë Murturi e pranoi drejtori i shkollës z. Ejup Breznica në prani të drejtorit të DKA-së z. Islam Shabani.

Drejtori i DKA-së dhe stafi i shkollës falënderojnë UNDP-në në Prishtinë për këtë donacion me kaq vlerë i cili do të ju shërbejë nxënësve të kësaj shkolle duke shtuar edhe cilësinë e mësimit.

Fotografia e Komuna e Fushë-Kosovës - Faqja Zyrtare

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme