Në fushat e këtij fshati kulloste bagëtinë. Por, një 44 vjeçar nga Bubla e Suharekës ditë më parë u pickua nga rriqrat. Një pickim i tillë atij i shkaktoi ethe hemorragjik, të cilave edhe nuk mundi të ju mbijetoj. Për këtë rast të vdekjes, janë njoftuar edhe drejtoria e Shëndetësisë në Malishevë. Ndërkohë, kjo është […]
Vdes një 44 vjeçar nga pickimi i rriqrave

Në fushat e këtij fshati kulloste bagëtinë. Por, një 44 vjeçar nga Bubla e Suharekës ditë më parë u pickua nga rriqrat.
Një pickim i tillë atij i shkaktoi ethe hemorragjik, të cilave edhe nuk mundi të ju mbijetoj.
Për këtë rast të vdekjes, janë njoftuar edhe drejtoria e Shëndetësisë në Malishevë.
Ndërkohë, kjo është vdekja e parë nga ethet hemorragjike në gjashtë vitet e fundit në Malishevë.
Por, pickimet nga rriqrat në këtë rajon nuk janë gjë e pazakontë.

















