Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes një person nga aksidenti në Drenas

Vdes një person nga aksidenti në Drenas

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident në Çikatovë të vjetër të Drenasit me pasoja fatale. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Në aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash,ka humbur kontrollin mbi […]

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident në Çikatovë të vjetër të Drenasit me pasoja fatale.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash,ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 12:30.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF (Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Të ngjashme