Vihet gurthemeli për ndërtimin e Bibliotekës së Qytetit në Obiliq

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të Ditës së Çlirimit të Obiliqit, sot u bë vënia e gurthemelit për ndërtimin e Bibliotekës së Qytetit, projekt ky shumë i mirëpritur nga qytetarët e Obiliqit.

Vlera e këtij projekti është 272 mijë euro dhe plani dinamik është 120 ditë pune.

“Vënia e këtij gurthemeli, shënon edhe një hap të rëndësishëm në ofrimin e kushteve më të mira për fëmijët, studentët, të rinjtë e të rejat, drejt rrugëtimit të tyre të dijes dhe diturisë”, ka thënë kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

“Objekti i kësaj biblioteke do t’u ofrojë mundësi të gjitha grupmoshave që të kenë hapësirën e duhur për të kaluar kohën e lirë nëpërmjet leximit, të krijojnë ide të reja dhe të bëjnë kërkime shkencore”.

“Biblioteka është themeli i një shteti të shëndetshëm, andaj jam jashtëzakonisht i lumtur që në Obiliq po jetësohet një projekt i tillë, i cili tregon qartë vazhdimësinë e përkushtimit të qeverisjes sime në fushën e arsimit dhe përkrahjes së të rinjve”.

Të ngjashme